Jam perdoruese e lendeve narkotike – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Marsida Qatja është marrë sërish në pyetje në prokurori, gjatë pasdites së djeshme, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë. 30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj, Xhuljo. Sakaq, në dëshminë e saj pas krimit, Qatja ka pranuar se me viktimën ka pasur një lidhje jashtëmartesore, së cilës i kishte dhënë fund, por Haxholli kërkonte sërish të kryente marrëdhënie me të. Por, në prononcime që ka dhënë përgjatë dy ditëve në media të ndryshme, ajo thotë të kundërtën! Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës vendosi ta rimarrë në pyetje Marsida Qatjan si dhe të gjithë personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në apartamentin e 30-vjeçares. Kujtojmë se ditën e enjte ndodhi një krim i rëndë në Kavajë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit. Fillimisht u tha se përplasja mes Toçit dhe Haxhollit ka ndodhur vetëm për motive xhelozie; pra Toçi vrau Haxhollin për shkak se ngacmonte 30-vjeçaren Qatja. Por hetimet janë duke u thelluar edhe në trafikun e drogës, pasi personi që u vra ka qenë person me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa autorit iu gjetën në banesë disa doza kokaine. Njoftimi i Policisë i datës 10 Tetor për ngjarjen e Kavajës Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 2, në Kavajë, ku pas një konflikti në banesën e shtetases M. Q., mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi D. H. dhe i plagosur shtetasi B. T., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. T., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 2, në Kavajë, me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit. Shtetasi B.T., pasi është konfliktuar me shtetasin D. H., ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur shtetasin B. T. Në kushtet e vetëmbrojtjes shtetasi B. T. ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin D. H.( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i shtetasit B.T., për veprën penale “Vrasja me dashje”. B. T., 27 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 2, në Kavajë ( vëllai i shtetasit B.T.), pasi gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. T. në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale do të dërgohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu