‘Rama në selinë e PD-së’, Kryemadhi: Të plotësojë njëherë 5 kushtet e vendosura | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi për mediat se nëse kreu i qeverisë do të takohet më opozitën për Reformë Zgjedhore duhet të plotësoje 5 kushtet për të cilat tashmë opozita prêt një përgjigje.
Kryemadhi nënvizoi se platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr siç tha ajo vendin nga kriza.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhi për gazetarët:
Është një diskutim shumë i gjatë, që ka të bëjë me platformën dhe paketën anti-krizë që opozita vazhdon ta ndërtojë dhe ta pasurojë me elementë të tjerë, gjë që e bën të domosdoshme për të ngritur dhe për të vazhduar pastaj me grupet e punës që ne kemi thënë më përpara.
Znj. Kryemadhi Partia Demokratike në tryezën e Reformës zgjedhore propozoi një formulë ekstra parlamentare për reformën zgjedhore, ku do ishin prezent vetëm përfaqësues nga PD, PS shtuar ndërkombëtarët?
E para njëherë nuk është e vërtetë kështu, është një strukturë strategjike që do të thotë një palë përfaqësues nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët që kanë qenë njerëzit kryesorë që janë marrë me çështjen e Reformës Zgjedhore dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur hap pas hapi.
Por mos harroni që ajo çfarë është propozuar një javë më përpara është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut, që janë shumë të domosdoshme, shumë të domosdoshme dhe kushte, të cilat pa to nuk vazhdojmë dot më në konferencën e dytë. Kështu që e gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte ju sugjeroj që të merreni seriozisht me këto 9 kushtet dhe t’i lexoni një nga një dhe t’i përmendni ditë për ditë. Janë kushte të domosdoshme, të cilat duan një zgjidhje dhe kjo është e vetmja platformë anti-krizë që nxjerr vendin nga kriza.
Zoti Basha tha PD – PS
Me thënë të drejtën duhet bërë research për t’iu vëzhguar edhe juve dhe gjithë të tjerët. Mund të ketë qenë lapsus i zotit Basha, por mos harroni që është përfaqësi e opozitës. Zoti Basha nuk përfaqëson më PD-në, përfaqëson opozitën, ai përfaqëson PD-në brenda PD-së. Zoti Basha përfaqëson opozitën, prandaj mos u merrni me këtë dhe mos u merrni me mekanizmat e zotit Rama.
Në kushtet ku mazhoranca nuk pranon këtë strukturë me praninë e ndërkombëtarëve, cili do të jetë qëndrimi i opozitës?
Ne vazhdojmë me axhendën tonë. Kjo do të thotë që zoti Rama ka qenë njeriu refraktar dhe anti-dialog gjithmonë. Z. Rama ka problemin e tij më të madh të ruajë kokën e tij, problemi nuk është për të ruajtur kokën e z. Rama . Problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza, si t’ju krijojmë shqiptarëve mundësi për të jetuar të sigurt dhe të kenë mundësinë e punësimit në Shqipëri dhe si t’ju japim shansit të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ikur të rikthehen dhe të kenë një jetë më të mirë se ç’duhet. Mos harroni se 9 kushtet e Bundestagut Gjerman do të pasurohen me kushte të tjera që do të vinë nga vende të tjera. Kemi akoma Francën, kemi Holandën që bën një qëndrim me thënë të drejtën shumë refraktar dhe që është i frikshëm për Shqipërinë. Pra janë situata dhe unë nuk mendoj se është çështja se çfarë thotë z. Rama, çështja sot është si të nxjerrim vendin nga kriza dhe për këtë mendoj që të gjithë duhet të mendojmë bashkarisht.
Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të vijë dhe në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi reformën zgjedhore me koalicionin opozitar?
Po shumë mirë le të vijë në selinë e Partisë Demokratike, por ai në emër të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës ka 5 kushtet që ja kemi dhënë, të kthejë përgjigje për këto dhe pastaj hajde se flasim dhe takohemi se nuk është problem për të takuar z.Rama. Zoti Rama kështu është humorist i devotshëm sidomos tani dhe kohët e fundit që kemi mbetur pa humorist.
Faleminderit!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu