Një 39-vjeçar në Berat është vënë në pranga pasi po kryente ndërtim të paligjshëm në bensën e tij. 39-vjeçari B.K., është banues në zonën muzeale të kalasë.
Po ashtu, njoftohet se janë proceduar në gjendje të lirë 61-vjeçari D.K, për “Ndërtim i paligjshëm” dhe 34-vjeçari E.Z., inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për “Shpërdorim detyre”.
Njoftimi i plotë:
Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë
Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.