Ndërroi jetë rrugës për Gjirokastër, Ministria e Shëndetësisë reagon për 68-vjeçarin që vdiq pasi doli nga spitali

0
Gjigandi

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës ka reaguar Ministria e Shëndetësisë në vend.

Në njoftim thuhet se 68-vjeçari vuante nga ciroza hepatike dhe ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.
“Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak”, thuhet më tej në njoftimin e MSH.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:
Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.
Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.
Lajmi në përditësim…

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu