Arrestohet kryetari i Dhomës së Tregtisë në Lezhë, i ra një punëtor nga skela

0
105
Gjigandi

Ditën e sotme në qytetin e Lezhës është arrestuar kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Pashk Palokaj.

Urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e qytetit pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në pallatin që biznesmeni Palokaj po ndërtonte në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2019.

Mbi Palokajn rëndon akuza për ndërtim pa leje, mos zbatim i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim jo i rregullt i punëtorëve.

Kujtojmë se 43-vjeçari me inicialet M.Sh ra nga skela në 16 qershor të vitit të kaluar dhe ndërroi jetë në spital prej plagëve.

Pas hetimeve të kryera prokuroria ka vendosur ndalimin e biznesmenit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu