Kremlini: Marrdhëniet e Rusisë me Poloninë janë në nivelin më të ulët

0
Gjigandi

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha sot se marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë janë” në nivelin më të ulët”, dhe kjo vlen edhe për interesat e të dy vendeve.

“Marrëdhëniet tona sot me Poloninë, nuk lënë asgjë për të dëshiruar, ato janë të këqija. Janë ndoshta në nivelin më të ulët ndonjëherë, diçka që dëmton rëndë interesat e të dyja vendeve, kjo sepse popujt e të dy vendeve tona janë të interesuar për të kundërtën”, tha Peskov, i cituar nga agjencia TASS.
Zëdhënësi përmendi gjithashtu se me Varshavën ka “ndjesi konfrontimi” dhe se Kremlinit i vjen keq për këtë. Sipas përfaqësuesit të Putin interesi i dy vendeve “dikton” të kundërtën, pra bashkëpunimin dhe dialogu reciprok.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu