Napoli e ka lënë jashtë Gonzalo Higuainin në formacionin më të mirë të lojtarëve argjentinas të cilët kanë veshur fanellën e skuadrës italiane ndër vite.
Higuain shënoi 91 gola në 146 paraqitje për Napolin midis viteve 2013 dhe 2016, madje duke vendosur rekord në Serie A për shumicën e golave të shënuar në një sezon të vetëm gjatë edicioni 2015/16 me 36 sosh.
Sidoqoftë, ai kaloi te Juventus në një marrëveshje rekord prej 90 milionë euro vetëm disa muaj më vonë.
Për të festuar Ditën e Revolucionit të Majit në Argjentinë, Napoli zgjodhi një ekip lojtarësh argjentinas që i kanë përfaqësuar ata.
I dukshëm nga mungesa e tij ishte sulmuesi, me Roberto Sosa që u vendos në vend të tij bashkë me Ezequiel Lavezzi dhe Diego Maradona në sulm.
Formacioni më i mirë argjentinas te Napoli, sipas klubit: Mariano Andujar (2014-2016); Hugo Campagnaro (2009-2013), Federico Fernandez (2011-2014), Roberto Ayala (1995-1998), Mauricio Pineda (2000-2001), Daniel Bertoni (1984-1986), Jose Sosa (2010-2011), Jesus Datolo (2009-2011), Diego Maradona (1984-1991), Roberto Sosa (2004-2008), Ezequiel Lavezzi (2007-2012).