Nainggolan shpjegon pse është kundër Juventusit, të cilit thotë se s’do t’i bashkohej kurrë

0
Gjigandi

Radja Nainggolan dhe Juventusi, një rivalitet që ka zgjatur për vite me radhë. Belgu ka qenë gjithmonë kundërshtar i bardhezinjve dhe një shënjestër e tifozëve, të cilët kurrë nuk e kanë dashur shumë atë, madje as si rival.

Në një lidhje “live” me tre lojtarë të “FIFA Pro” (Nello Nigro, Matteo Ribera dhe Daniele Tealdi), numri aktual 4 i Cagliari është rikthyer të flasë për marrëdhënien e tij me bardhezinjtë, duke shpjeguar se nuk i pëlqen të jetë me më të fortët dhe se në karrierën e tij ka qenë gjithmonë konsistent.

“Unë dua ta shpjegoj këtë mit, që jam kundër Juventusit. Unë gjithmonë kam thënë që nuk do të shkoj te Juve, sepse më pëlqejnë sfidat. Asnjëherë nuk dua të jem me më të fortët. Gjëja më e mirë është të marr për dore një ekip, jo e kundërta”, tha Nainggolan.

“E di se tifozët e Juventusit do të më thonë se skuadra e tyre nuk më do, edhe kjo është në rregull. Po ashtu, tifozët e Juventusit do të vijojnë të më kontestojnë, ndoshta edhe të më urrejnë, por e vërteta është se jam në përputhje me ato që thashë”.

Nainggolan foli edhe për të kaluarën e tij të fundit dhe ndoshta edhe të ardhmen zikaltër, si dhe marrëdhëniet e tij me Antonio Conte: “Do të më pëlqente të punoja me Conte. Unë i dua njerëzit që flasin qartë. Ai është dikush që t’i thotë gjërat në fytyrë, gjithmonë ka qenë transparent me mua që nga fillimi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu