Murrizi: PD dhe PS janë bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan! E votojmë “5 Qershorin” nëse…

0
Gjigandi

Në përfundim të takimit të sotëm të Këshillit Politik, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se grupi parlamentar që ai drejton mund ta votojë nesër marrëveshjen PD-PS-LSI, vetëm me një kusht. Ai tha se ky kusht lidhet me pengimin e shit-blerjes së votës.

Ndërkohë, Murrizi ironizoi opozitën jashtëparlamentare e cila nuk mori pjesë në tryezën e sotme. Nga ana tjëtër, deputeti i djathtë deklaroi se palët janë të gjitha bashkë në atë që ai e cilëson si Pazar.

“Ekspertët thanë që edhe nëse në datë 30 votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit. Nuk shoh ndonjë problem pse nuk vjen PD dhe LSI për të adresuar shqetësimet, mbase na mbushin edhe neve mëndjen.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë është prilli i 2008. Prej 12 vjetësh shqiptarët janë kthyer në votues dhe jo në zgjedhës. Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 5 qershorit është shprehur se nuk e do ta votojë nesër.

Por mund të ndryshojmë mendje nëse do të votojmë edhe pengimin e shit-blerjes së votës. Mos e shihni si serioze komunikimet me e-mail se në darkë i keni të gjithë bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan” – tha Murrizi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu