Ismet Munishi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në Gjilan, ani pse Ballkani pësoi në minutën e 95 golin që ia pamundësoi të luftojë për titull në xhiron e fundit.
Munishi falënderoi Gjilanin për mikpritje sot.
“Ndeshja ishte shumë e mirë, Gjilani ka skuadër kualitative. Është një klub i organizuar shumë mirë. Ne bëmë një shfaqje të bukur sot. Falënderoj kryetarin dhe kryesinë e Gjilanit për mikpritjen, e po ashtu edhe gjyqtarët”, deklaroi Munishi për Supersport.
“Ne dhe Gjilani kemi luajtur gjatë gjithë kampionatit futboll”.
“Mendoj që ishim bukuria e këtij sezoni, Ballkani luajti futbollin më të bukur në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë e angazhim. Problemet tona do t’i zgjidhim me kualitet”.
“Ndeshja me Dritën? Kemi lojtarë të dëmtuar, Besnik Krasniqin e Visar Berishën, ndoshta me ta në fushë s’do ta merrnim golin e barazimit, por jam i kënaqur me paraqitjen e gjithë lojtarëve. Do të mundohemi në Suharekë t’ia prishim pak festën Dritës”, shtoi me mahi Munishi.