Motra dhe mbesa u flijuan, daja i Anisës tregon fjalët e saj të fundit: Çdo njeri ka bindjet e veta

0
Gjigandi

Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo nxjerr në dritë të tjera detaje tragjike nga vetëflijimi i motrës së tij dhe mbesës, Anisës, të cilat u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Kombinat.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” Fejzo tha se me Anisën ishte takuar në janar të vitit 2018, ndërsa ajo i kishte shprehur se kishte besimin e saj.

“Anisa ka punuar, por me shkëputje. Zhaneta ka punuar deri në kohën e pandemisë. Unë kam shkuar kur kishte hyrë brenda çupa, kam vajtur dhe e kam nxjerrë nga dhoma, si dhe jam zënë me motrën dhe vajzën tjetër. Ka ardhur në dhomën tjetër dhe më ka thënë; “O dajë pse shqetësohesh. Çdo njeri ka bindjet e tij. Neve kemi bindjet tona. Do dalim do të gëzohemi!”.Kjo ka qenë në janar të vitit 2018 me Anisën. Më pas kur shkoja më gënjenin; po lexon, po fle, po pi kafe me një shoqe. Vdekja e kunatit tim e di i gjithë Përmeti. Nuk e di se ka qenë i lidhur me këto gjëra. Ai i dha fund jetës vetëm nga sëmundja. Se di që ka qenë ashtu siç po dëgjoj. Motra dhe vajzat nuk dilnin. Nuk vinin në asnjë vend as në dasma, as në gëzime, as hidhërime. Martuam vajzën e vëllait dhe nuk erdhën”,- tha Fejzo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu