Ka më shumë se një vit që nuk jep intervista, por nuk mund t’i rezistonte ftesës për të qenë “Në kurthin e Piter Pan”, sepse Ronela Hajati, me natyrën e saj ekspresive, duket se shoqërohet gjithmonë nga një shpirt aventurier si Piter Pani.
Megjithatë, Ronela është një prej personazheve më të folur në showbiz, kështu që e dinte se nuk do të shpëtonte nga pyetjet ngacmuese të vogëlushëve. Krahas pyetjeve për princin e kaltër, për fëmijët që Ronela i do shumë, për muzikën etj., këngëtarja foli edhe për statusin e saj.
Edhe pse është përfolur për një kohë të gjatë për një romancë me Yang Zerkën, Ronela nuk e ka pohuar kurrë publikisht. Ajo ka deklaruar se me këngëtarin korçar ka një raport miqësor dhe asgjë më tepër.
Pavarësisht spekulimeve që janë thënë e shkruar për ta vitin e fundit, Ronela tha sonte nga anija e Piter Panit: “Unë jam më e padashuruar se kurrë. Më ka shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “, – tha Ronela.
E morët vesh? Ronela është më single se kurrë.