Orari i ndeshjeve të xhiros së katërt në Superligën A

0
Gjigandi

Në mesjavë do të luhen ndeshjet e rrethit të katërt të Superligës A, në të dyja konkurencat. Të gjitha ndeshjet do të jenë në program ditën e merkurë.

Rrethin e katërt do ta hap ndeshja në mes të Dritës dhe M Technologie e cila zhvillohet në Gjilan me fillim në ora 13:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.

E mërkura volejbollistike do të vazhdoj në Therandë, ku ekipi i Therandës në konkurencen e meshkujve e pret Ferizajin. Ndeshja zhvillohet nga ora, 17:00. Prishtina Volley do të jetë e lirë pasi që ekipi i Lubotenit pas mos zhvillimit të dy ndeshjeve është përjashtuar nga garat.

Ndeshja përmbyllëse e rrethit të katërt do të luhet në Ferizaj. Kastrioti e pret në shtëpi Skenderajin. Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora, 20:00.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu