Mos kërkoni falje, e thotë shkenca

0
Gjigandi

Studimet e reja tregojnë se kërkimfaljet mund të kenë efekte negative.

Pasi lëndoni ndjenjat e dikujt ose bëni diçka gabim, del se kërkimfalja mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Në fakt, një kërkimfalje vetëm i hedh benzinë zjarrit, zbuloi një studim i fundit nga studiuesit e Kolegjit Dartmouth dhe Universitetit të Texas.

Për të vlerësuar ndikimin e kërkimfaljeve pas refuzimeve shoqërore, studiuesit iu afruan mijëra njerëzve dhe iu bënë atyre pyetje që të merrnin pjesë në eksperimente.

Kur iu kërkuan të shkruanin ‘’një mënyrë të mirë për të thënë jo’’, 39 përqind e pjesëmarrësve përfshinë një kërkimfalje në shënimet e tyre me besimin se do të ndriçonin situatën. Mirëpo, kur ata pranuan këto shënime të kërkimfaljes, ata raportuan se ndihen më të lënduar.

Kërkimfaljet në fakt mund të nervozojnë njerëzit dhe t’i nxisin ata të kërkojnë hakmarrje, zbuluan studiuesit. Në një tjetër eksperiment, ata mbajtën refuzime sy më sy për të kuptuar se si të refuzuarit ndiheshin pas një incidenti.

RonaTyra

‘’Njerëzit shpesh nuk dëshirojnë të pranojnë se kanë ndjenja të lënduara, kështu që në disa nga studimet, ne shikuam se sa njerëz dëshironin të kërkonin hakmarrje’’, shpjegon autori udhëheqës i studimit, Dr. Gili Freedman.

Në eksperiment, kur refuzoheshin me një kërkimfalje, të refuzuarit kërkuan hakmarrje: shumë vendosën më shumë salcë djegëse për personin i cili i refuzoi ata pasi i treguan se atij nuk i pëlqejnë gjërat djegëse.

Nuk ndalon këtu. Pavarësisht se a janë të sinqertë apo jo, kur njerëzit pranojnë kërkimfalje, ata shpesh ndihen sikur duhet të falin personin edhe nëse nuk janë gati. Pasi iu kërkuan pjesëmarrësve të shikonin video të njerëzve duke u refuzuar, kur një person pranoi një kërkimfalje së bashku me një refuzim, shumë shikues ndjeheshin se personi ishte i obliguar të falte edhe nëse nuk e ndjente atë.

‘’Studimi ynë ka zbuluar se pavarësisht qëllimeve të mira, njerëzit shkojnë në anën e gabuar’’, thotë Freedman.

Kështu që herën tjetër kur mendoni të kërkoni falje duke menduar se do të ndihmojë, mendoni dy herë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu