Më I famshmi nga të gjithë është bikini që veshi Ursula Andress tek “Agjenti 007- Licencë për të vrarë”.
Ishte shumë “in” në vitin 1962, e është rikthyer tani si i preferuari i verës. Kostumi i bardhë i banjës rikthehet në frymën e stilit retro por edhe më i freskët e sensual.
Ai mbetet gjithmonë një ide e mirë sepse konsiderohet mjaft joshës. Preferohet si i plotë, ashtu dhe i ndarë, e madje tani po ecin mjaft edhe modelet me bel të lartë.
