Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, u ka bërë apel qytetarëve që të bëhen të kujdesshëm për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Manastirliu po ashtu ka thënë se në spitalin Infektiv ka edhe të rinj që po trajtohen.
Sipas saj, shumë të rinj sot me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit.
“Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, ka shkruar ajo në Facebook.