Miley Cyrus së fundi ka dhënë një intervistë për “Variety”, ku tregoi shumë të pathëna rreth saj.
Në këtë intervistë, ajo tregoi se nuk ka pirë alkool tash e gjashtë muaj dhe ajo çfarë e shtyu të marrë këtë vendim ishte historia e familjes së saj, muzika dhe operacioni për kordat e zërit.
“Unë kam pasur një operacion vërtetë të vështirë për kordat e zërit në nëntor. Për katër javë nuk më lejohej të flisja. Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë”, stha ajo.
Më tej tregon se si ishin divorcuar prindërit e babait të saj kur ai ishte tre vjeç dhe histori të tilla e shtynë të marrë atë vendim.
Në këtë intervistë, këngëtarja deklaroi se për katë muaj të karantinës në pandemi, ka pastruar flokët vetëm dy herë.