Një person me aftësi të larta ndërpersonale, energjik, shumë komunikues, ka një shpirt krijues, është një artist i lindur.
Është marrur me muzikë që nga shkolla fillore, ka marrur pjesë me këngë në organizimet e shkollës pastaj nëpër koncerte dhe festivale.
Ka disa këngë, një ndër to vlenë të ceket kënga në bashkëpunim me Dhurata Dorën dhe Çekiç “E bojna hot” këngë kjo e realizuar në vitin 2012.
Bëhet fjalë për Metin dhe hitin e tij të fundit të titulluar ‘Milano’. Kënga është punuar nga Çekiç beatz dhe klipi i finalizuar nga kompania Fullmoon production.
Një yll në ngritje, Meti ka nisur karierën bujshëm duke bërë kështu që gjitha projektet e tij të bëjnë zhurmë në opinion.
Edhe tek projekti i ri i xhiruar këngëtari ka në krah një femër mjaft elegante e cila bën lëvizje ekstravagante, e kështu rikthejnë në muzikë fuqishëm Metin.
Ju ftojmë të ndiqni këtë këngë mjaft unike dhe verore.BS.