Messi tregon a do t’ia pasonte topin Ronaldos po të luanin bashkë

0
Gjigandi

Lionel Messi e ka lënë anash rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldos, duke sugjeruar se ai do t’ia pasonte topin portugezin nëse do të ishin duke luajtur të njëjtën skuadër.

Kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pasur një rivalitet të zjarrtë me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, në fushën e lojës.

Megjithatë, kur Messi u pyet se a do t’ia pasonte topin portugezit 35-vjeçar nëse do të luanin abshkë, ai e pranoi se do ta bënte këtë eventualisht.

“Ashtu mendoj. Po, do ta bëja, në fund”, tha Messi, në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivon.

Ronaldo, që i mbushi 35 vjeç në shkurt, ka qenë në formë të mirë si golashënues pasi që ka arritur të kontribuojë te bardhezinjtë me 25 gola në 32 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon.

RonaTyra

Messi i ka shënuar 24 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, mirëpo argjentinasi ka arritur t’i bëjë edhe 16 asiste. Por, ai e ka lavdëruar Ronaldon për paraqitjet e tij të fundit për Juventusin.

“Është normale që ai vazhdon të shënojë, ai është një sulmues grabitqar. Atij i pëlqen shumë të shënojë, do të shënojë çdo ditë që luan. Ai ka shumë cilësi të mira si sulmues”, shtoi Messi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu