Salah: Këtë pyetje ia bëra Kloppit pas nënshkrimit për Liverpoolin

0
Gjigandi

Mohamed Salah ka zbuluar se pyetja e parë që ai i bëri trajnerit Jurgen Klopp pas nënshkrimit për Liverpool ishte në lidhje me atë nëse ai do të zëvendësonte apo jo Sadio Manen në krahun e djathtë.

“Ai foli me mua shumë dhe plani i tij për të ardhmen më bëri shumë të emocionuar”, ka thënë fillimisht Salah për beIN Sports.

“Pyetja ime e parë për të ishte “Po Sadio?”, pasi ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe ai tha që Mane do të luajë në të majtë”, përfundoi egjiptiani.

Salah përfundoi një transferim rreth 42 milionë eurosh në Liverpool nga Roma në verën e vitit 2017..

28-vjeçari e justifikoi shpejt çmimin e tij me paraqitjet për Liverpoolin, duke i ndihmuar ta fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

RonaTyra

Salah fitoi “Këpucën e Artë” dy herë radhazi duke krijuar një partneritet të frikshëm me Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu