Mësoni çfarë do të ndryshojë në Whatsapp pas disa ditësh

0
Gjigandi

Aplikacioni më i përdorur aktualisht i mesazheve, Whatsapp, shumë shpejt do të ketë gati ndryshimet e reja për 2 miliardë përdorues.

Kompania në pronësi të Facebook ka zbuluar së fundi se përdoruesit mund të shtojnë disa risi në këtë aplikacion në telefonat e tyre

– Kontakte të reja në Whatsapp përmes QR code.

– Mund të përdorni modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop.

– Whatsapp është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të videocall-ve. Duke u nisur nga situata e pandemisë së koronavirusit, ku bisedat online në grup po kryheshin më shumë në aplikacionin Zoom, Whatsapp do të ketë ndryshim edhe me këtë rast.

RonaTyra

– Ju mund të përdorni videocall me 8 persona në Whatsapp. Një ikonë e re do t’ju shfaqet në grupet e bisedave prej 8 personash ose më pak, që do t’ju mundësojë të filloni një videocall përmes një kliku.

– Ndryshime do të ketë edhe për videot në Whatsapp. Të gjitha këto ndryshime do të jenë aktive për përdoruesit nga java e ardhshme. Por, që të keni akses në përdorimin e tyre, duhet t’i bëni update aplikacionit të Whatsapp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu