Zgjidh një guaskë dhe merr një mesazh të rëndësishëm për veten

0
Gjigandi

Mund të mjaftojë një veprim i vogël që ju të merrni tani një mesazh ndryshe për jetën dhe veten tuaj! Më poshtë, gjeni shpjegimin e zgjedhjes që keni bërë…

Guaska 1:

Kjo guaskë është shumë e ndryshme nga jashtë, por edhe nga brenda. Fillimisht ishte e bardhë në pjesën e jashtme, por tani, për shkak të grumbullimit të rërës të sjellë nga deti. është kafe në gri. Nëse e keni zgjedhur këtë guaskë, do të thotë që i keni rezistuar stuhive dhe tani jeni shumë më të fortë dhe më të mençur falë përvojës që keni. Ju keni plagë, por ato nuk do të jenë përgjithmonë. Ashtu si rëra në guaskë që mund të lahet. Ju jeni një qenie e ndjeshme dhe e butë dhe mbrojtja ka qenë gjithnjë e nevojshme për ju. Ju e keni të vështirë të jeni rreth njerëzve negativ dhe e kufizoni kohën tuaj pranë tyre, kjo për të mbrojtur natyrën tuaj delikate.

Guaska 2:

Kjo guaskë është më e butë nga ana e jashtme sesa nga brenda. Dhe si kjo guaskë ju rrezatoni dritë tek ata me të cilët viheni në kontakt. Kjo guaskë ka një simetri të shkëlqyeshme dhe si ajo, juve ju pëlqen gjithçka në botën tuaj, e thjeshtë, e ekuilibruar. Përndryshe keni tendencë të vuani nga stresi ose shqetësimi. Ju i doni strukturat, rutinat, organizatat, listat e punës. Por dijeni që gjërat nuk duhet të jenë të përsosura gjatë gjithë kohës. Mësoni të ndiqni rrjedhën e jetës.

RonaTyra

Guaska 3:

Kjo guaskë është e lëmuar me një model të këndshëm të njollave në pjesën e jashtme. Ka një çarje të lehtë në krye, e cila nuk mund të shihet menjëherë. Brenda, ajo ka dhëmbë sikur të paralajmërojë: “Rri jashtë shtëpisë time”. Nëse e keni zgjedhur këtë guaskë, kjo do të thotë se është koha për të hequr dorë nga diçka që nuk ju nevojitet më. Ju mund të ndryshoni nëse vërtetë e provoni. Është një zgjedhje që vetëm ju mund ta bëni, askush nuk mund ta bëjë atë për ju. Kur lejoni të tjerët të kontrollojnë jetën tuaj, ju i fuqizoni këta njerëz që ta krijojnë ata jetën tuaj. Në vend të kësaj, merrni kontrollin dhe krijoni jetën që dëshironi. Mund të jetë e nevojshme të eliminohen disa besime të kufizuara bazuar në përvojat e fëmijërisë. Ndoshta ju duhet të lini të kalojë të kaluarën dhe të falni, që të mund të ecni përpara, duke krijuar vërtetë jetën që ju meritoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu