Mesila Doda: Shërim të shpejtë Vilma! Vendi yt nuk duhet të jetë varri, por burgu

0
Gjigandi

Mesila Doda është e para politikane nga radhët e opozitës që reagon ashpër pas letrës së publikuar nga biznesmenia Vilma Nushi.

E shtruar në një spital në Turqi për mjekim të specializuar, pasi u prek nga koronavursi, pas problemeve të rënda me frymëmarrjen, Vilma Nushi publikoi një letër ku mes të tjerash iu përgjigjej atyre që e kritikuan për tenderin e “check up-it” që ajo mori në shëndetësi, por nga aana tjetër shkoi për mjekim me charter në një spital turk.

Vilma Nushi shkroi nga shtrati ku tha se merrte oksigjen, se ‘unë nuk do të vdes nga mallkimi yt’ dhe sqaroi se biznesin e kishte ngritur me mund dhe se i përgjigijet një për një taksave të shtetit.

Por në reagimin e saj, Mesila Doda, edhe pse i uron shërim të shpejtë, i drejtohet Nushit duke i thënë se e ka vendin në burg sepse ka përvetësuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të “Check up”.

Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…”, shkruan mes të tjerash Mesila.

RonaTyra

“Ka marrë dhe kjo stilin e Ramës, e i bie atij argumenti që i shkon për shtat…”, thotë Mesila Doda.

“Jo Vilma, nuk të kanë inat njerëzit, se je e pasur. Respekte për ata që punojnë e nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve. Iku dhe Avni Ponari për kurim, po nuk pipëtiu njeri, se i ka paratë e punës së tij dhe nuk mori kurrë gjysëm leku në buxhet, ndaj të gjithë i uruan shërim të shpejtë…”, shkruan ish-deputetja më tej në reagimin e saj.

“Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje”.

“E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë…”

“Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë”.

“Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…”, mbyll reagimin Mesila Doda, e cila pas largimit nga PD është bërë pjesë e PDIU dhe mbetet një ndër politikanet më me eksperiencë në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu