Rotherhami afër portierit të Kosovës

0
Gjigandi

Rotherham United është favoriti kryesor për të nënshkruar me portierin e Manchester Cityt, Aro Muric, raportojnë mediet angleze.

Reprezentuesi kosovar kaloi pjesën e parë të edicionit 2019/2020 si i huazuar te Nottingham Foresit, por bëri vetëm pesë paraqitje para se të rikthehej në “Etihad” në janar.

Pas rikthimit në kategorinë e dytë angleze të Rotherhamit, trajneri Paul Warne është i vendosur për ta përforcuar skuadrën e tij dhe është duke menduar për Muricin, shkruan “The Sun”.

Murici kishte debutuar në ndeshjen hapëse të edicionit e kaluar në humbjen nga West Bromwichi, duke bërë gabime në pësimin e golave dhe më pas ishte kritikuar nga trajneri Sabri Lamouchi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu