Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë sheshit “Shqiponja”, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas policisë zjarri në automjet ishte aksidental.
“Rreth orës 19.03 në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët në ecje,automjeti në pronësi të shtetasit K.H. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.