Meghan Markle është shpallur ‘Mbretëresha e Stilit” për vitin 2019. Dukesha e Sussex është ngjitur në krye të klasifikimit të raportit vjetor të ‘Lyst Index” duke zëvendësuar manjaten e makeup-it Kylie Jenner.
Renditja që analizon koleksionet she veshjet përgjatë gjithë vitit ka përcaktuar se 38-vjeçarja ka nxitur një rritje prej 216 përqind të kërkimeve për artikujt e ngjashëm me ato të veshur prej saja përgjatë këtij viti.
Nëna e re, e cila u rendit e treta vitin e kaluar ka kaluar në renditje klanin Kardashian-Jenner.
