Megaoperacion në Itali, 37 shqiptarë dhe italianë të arrestuar

0
Gjigandi

Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare kanë shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, duke arrestuar 37 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Sipas mediave italiane, janë sekuestruar edhe 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e të cilës shkonte 40 milion euro.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuarëve me vlerë deri në 4 milionë euro.

Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi. Në konferencë do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu