Reperja Megan The Stallion, është qëlluar me armë nga Tory Lanez, pasi kjo e fundit tentoi të dilte nga makina.
25-vjeçarja është qëlluar dy herë, para se të dërgohet në spital, për të shpëtuar jetën e saj, shkruan Mirror.
Në Buka Bakery gjeni llojshmëri të produkteve me shije të ndryshme dhe 100% të shëndetshme dhe natyrale!
Sipas TMZ, Megan dhe miku i saj, Tory ishin duke u kthyer nga një festë, gjatë mëngjesit të hershëm të dielën.
Por, kur Megan dëshiroi të dilte nga makina, 27 vjeçari kishte përgatitur armën, duke e drejtuar kështu drejt saj.
Duke u bazuar në deklaratat e policisë, shkrepjet ishin bërë në ajër dhe jo në mënyrë vertikale.
Sidoqoftë, disa video të cilat qarkulluan në rrjet, shfaqën Megan të mbuluar me gjak, derisa u qëllua dy herë në këmbë.
Tory pas kësaj është arrestuar, ndërsa Megan ende po vazhdon të trajtohet në spital.