Klubi kuqezi ka arritur akordin me Donnarumën

0
Gjigandi

Milani duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm për rinovimin e kontratës me portierin Xhanluixhi Donnaruma.

Sipas “Tuttosport” klubi kuqezi ka arritur akordin me Donnarumën për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2023.

Portieri i Italisë do të përfitojë rritje në bonuse, ndërsa paga e tij bazë do të përsojë një reduktim të vogël.

Prej kohësh është përfolur se Donnaruma mund të largohet pas këtij sezoni nga Milani  pasi drejtuesit nuk kanë pranuar t’i rrisin pagën. Real Madrid, Juventus, Chelsea, etj e kanë ndjekur prej kohësh gardianin italian dhe kanë pritur momentin për të siguruar shërbimet e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu