Një mega operacion i përbashkët mes policisë italiane dhe policisë shqiptare ka mundësuar shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal , që kryente trafik të lëndëve narkotike.
Bëhet e ditur se nga operacioni që po zhvillohet në të njëjtën kohën në Itali e Shqipëri, kanë rënë në pranga 37 persona dhe janë sekuestruar 3 ton e gjysmë drogë e llojit marijuanë, hashash dhe kokainë, e ndarë në 7 milionë doza.
Në Shqipëri operacioni është i shtrirë në Tiranë dhe Vlorë.
Top Channel mëson se marrin pjesë 280 forca policie, nga FNSH, Drejtoria e Forës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Hetimore , DVP Vlorë e DVP Tiranë.
Deri më tani në Shqipëri, nga Policia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal.
Burimi: top-channel.tv