“Fenomeni Duka” Tritolvënësi dhe Presidenti i FSHF mbrohen nga i njëjti avokat

0
Gjigandi

Një detaj shokues është zbardhur sot në lidhje me sulmin që iu bë vilës së Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, para pak javësh në Durrës, çka hedh hije të forta dyshimi se e gjitha ajo ngjarje ka qenë një inskenim i pastër, në prag të zgjedhjeve për FSHF, që do të mbaheshin ato ditë.
Avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuari për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të vilës së Dukës, përfaqësohet në gjykatë nga avokati Ilia Ilia.

Pikërisht këtu lind çudia e madhe! Nga një dokument publik rezulton se avokati Ilia Ilia është i njëjti avokat që përfaqëson edhe Armand Dukën në proceset gjyqësore që ai ka me kandidatin Dritan Shakohoxha, i cili e akuzon Presidentin e FSHF për manipulim të zgjedhjeve. Që Ilia Ilia është avokati mbrojtës i Dukës në padinë që Shakohoxha ka ngritur kundër tij vërtetohet nga një autorizim i lëshuar nga vetë Duka me firmën e tij.

Pra, i njëjti avokat që mbron autorin e vënies së tritolit në vilën e Dukës dhe po përpiqet ta mbajë atë jashtë qelisë së burgut, është njëkohësisht edhe avokat mbrojtës i vetë Armand Dukës, që edhe ky të mos bjerë në burg për manipulim zgjedhjesh.
Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë kur avokati mbrojtës i viktimës ushtron njëkohësisht edhe detyrën e avokatit mbrojtës së atentatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu