Mediat serbe: A po ofron Macron “partneritet te privilegjuar” me Ballkanin?! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
5
Gjigandi

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, njeriu që me veton e tij bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, duket se ka në plan një tjetër skenar për rajonin. Mediat serbe pretendojnë se shefi i Elizesë ka nisur konsultime të gjera diplomatike jozyrtare me qëllimin t’i ofrohet partneritet i veçantë i privilegjuar disa vendeve Ballkanit Perëndimor, veprim ky që shihet si strategji për të zëvendësuar në këtë mënyrë anëtarësimin me të drejta të plota. Sipas propozimit, shteteve në fjalë do t`iu ofrohet mbështetje financiare, mundësi të vecanta për qasje në tregjet europiane dhe përfitime të tjera në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” nga anëtarësimi i plotë. Gazeta “Nezavisne” shkruan se mbi Francën po ushtrohet presion nga partnerët e saj europianë që te heqë dorë nga qëndrimi i vet kokëfortë në samitin europian të marsit e të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet, dhe pastaj, çdo problem i mbetur të zgjidhet në periudhën e para- negociatave të pranimit. Për këtë arsye, vazhdon e njëjta gazetë, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut u caktuan në muajin prill, që të shihet ndërkohë nëse bashkimi europian do të aprovojë vazhdimin e procesit në muajin mars. “Nezavisne” pretendon se një propozim të ngjashëm i ka bërë Gjermania Ankarasë 10 vjet më parë, duke i premtuar “partneritet të privilegjuar“ në këmbim të anëtarësimit, gjë që dhe atëherë, sic thotë shtypi serb, kjo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu