Flet babai i Gentian Malindit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me burg” për biznesmeni Gentian Malindi, që akuzohet si porositësi i 137 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit, pa kohë më parë. Babi i tij Ilir Malindi, i cili është dhe avokati i tij deklaroi se djali nuk ëhstë porositësi i kokainës dhe se është vetë shteti që ka porositur kokainën. “Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që është pjesë në prokurori. Janë të firmosur nga avokatë të ndryshëm. Në do të këkrojmë shpërdorim detyre të atyre që e kanë kryer. Porositësi i ngarkesës është dikush tejtër. Ai do të japë të gjitha deklarimet derisa provat të vëtetetohen plotësisht. Që këtu fillon falsifikimi. Tani porositësit e vërtetë është shteti vetë që është një mafia e organizuar. Organizatë e strkuturuar krimnale që nga Këshilli i Ministrave. Unë nuk di po mendja më shkon lart. Do të dorëzohet kur të provohen provat të gjitha. Mbasi të bëjmë kërkesën. Kur të vërtetohen ato ta arrestojnë pastaj.”- deklaroi Ilir Malindi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu