Ori Nebijaj ka një përgjigje për të gjithë ata që i thonë: ‘Je shumë e mirë, mos u merr me politikë’

0
Gjigandi

Moderatorja e njohur e Top Channel dhe e emisionit të mëngjesit “Wake Up” është sigurisht një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar. Prej disa kohësh, angazhimi i saj në media dhe televizion e kanë kthyer atë në një nga figurat më popullore dhe më të dashura për audiencën dhe publikun e gjerë. Por, të mos harrojmë diçka! Përpara televizionit, Ori Nebijaj ka pasur një tjetër përfshirje të rëndësishme profesionale, këtë herë në politikë.

Si zëdhënësja e Partisë Demokratike thuajse të gjithë e kujtojmë Orin nga foltorja e kësaj partie në dalje të ndryshme deklaratash për shtyp. Ndaj, dhe me statusin e ish-zëdhënëses së Partisë Demokratike dhe për aq kohë angazhim që ajo pati në këtë forcë politike, Ori ishte pjesë e panelit të personazheve protagonist në emisionin “Soirée” me temë “Vipat në politikë”.

Gjatë bashkëbisedimit me prezantuesen Jonida Shehu, por edhe me pjesën tjetër të të ftuarve në studio Ori rrëfeu vetë eksperiencën e saj në politikë dhe vitet e angazhimit në të, duke shtuar një përgjigje të qartë për të gjithë ata që i shkruajnë apo i kërkojnë që ajo mos të merret me politikë.  

“Je shumë  e mirë, mos u merr me politikë. Unë mund të kem rezerva për këdo që është marrë që nga dita e parë deri më sot me politikë në Shqipëri. Mund të kem rezerva për këdo që ka qeverisur këtë vend. Në qoftë se ne nuk na pëlqejnë kaq shumë njerëzit që na qeverisin, kush do na pëlqejë? Kush do duhet të merret me politikë? Duhet të jesh i keq që të merresh”, tha ajo, duke e bërë kështu publik qëndrimin e saj lidhur me raportin që Ori Nebijaj ka sot me politikën dhe qeverisjen e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu