Pasi u deklarua i infektuar me Coronavirus nga Instituti i Shëndetit Publik, regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik.
Përmes një postimi në grupin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Budina shfaqet pranë zonës së Teatrit duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.
Ai madje edhe në këtë video shfaqet skeptik nëse bashkë me vëllain e tij Edomnd Budinën janë infektuar ndonjëherë.
“Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorrën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv. Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë,” tha Budina.
Ai u bën thirrje qytetarëve të luftojnë për të drejtën pasi kjo dëshirë i bën më imunë.