Arilena e mbylli në mënyrën më të mirë festën për ditëlindje.
Arilena Ara sot festoi ditëlindjen e 22-të, ndërsa mbrëmë iu bë befasi nga miqtë dhe kolegët e saj të ngushtë.
Por, mbrëmjen e ditëlindjes, këngëtarja e mbylli bashkë me të dashurin e saj, Popi Kola, buzë bregdetit.
Ajo publikoi një video, ku shihet zjarri në plazhin e Dhërmisë, teksa ajo dhe partneri i saj po i cakërronin gotat me rastin e ditëlindjes.
Kjo ishte mënyra më e mirë që ajo ta përfundonte festën e madhe të ditëlindjes, të cilën do ta mbajë mend gjatë.