Loredana fiton 146 mijë euro në muaj vetëm nga klikimet

0
Gjigandi

Gazeta gjermane “BILD” ka shkruar një artikull për reperen më të famshme shqiptare, Loredana Zefi.

Ajo vetëm këtë vit ka dalë disa herë e para në top-listat zvicerane e gjermane, prandaj ajo nuk duket të ketë frikë se po mbetet pa para në këtë periudhë.

Reperja zvicerane me prejardhje shqiptare ka pësuar humbje financiare për shkak të anulimit të koncerteve të planifikuara pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Vlerësohet që Loredana ka humbur së paku gjysmë milioni euro.

Por edhe përkundër kësaj, Loredana vazhdon të ketë të ardhura të majme edhe përkundër krizës globale, sipas BILD+, Loredana tashmë ka arritur të ketë më shumë se 250-milionë transmetime vitin që shkoi. Disa muaj më parë, një nga këngët e saj është dëgjuar hiç më pak se 7.6 milionë herë në Spotify.

RonaTyra

Me pagesën e zakonshme që bëhet nga ky transmetues i shërbimeve, del se ajo ka fituar 1.125 milionë euro brenda një viti dhe 34,200 euro për një javë.

Kështu ajo fiton 4,500 euro në ditë me muzikën e saj. Në baza mujore, ajo merr 146,000 euro duke bërë që të ketë të ardhura më të mëdha se reperi më i pasur gjerman, Shindy.

Kujtojmë që së fundi Loredana publikoj këngën “Geh Dein Ëeg” në bashkëpunim me KC Rebell x Summer Cem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu