Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mergim Mavraj, i cili luan për ekipin e Guerter Furth ka shkaktuar një skandal në Gjermani pasi që në një postim në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografinë e një harte me mbishkrimin “Free Palestine” nga e cila ka fshirë Izraelin.
Për një veprim të tillë Mavraj është kritikuar nga ekipi i tij, meqë kanë e kanë konsideruar një veprim antisemit.
Publikimin e qendërmbrojtësit të ekipit gjerman e ka kritikuar ashpër historiani gjerman Jim Tobias me përshkrimin “ Fantazia me lule e asgjësimit”.
Tobias thotë e kjo nuk është hera e parë që Mavraj bën veprime të tilla.
E pas gjithë këtyre kritikave nga klubi dhe mediat, Mavraj e ka shlyer versionin e tij të hartës nga profili i tij zyrtar, megjithatë kjo nuk ka bërë që të zvogëlohet zemërimi në publik.
Kanë reaguar edhe nga Komisioni Shtetëror Gjerman për Antisemitizëm.
Ludwig Spanele ka thënë dje se është e frikshme që një lojtar i cili luan në Bungesliga II të publikoj një vizion të tmerrshëm të modelit të Lindjes së Mesme në Instagram, në të cilin sipas tij vihet në dyshim e drejta e Izraelit për të ekzistuar, shkruan Sueddeutche.de.
Megjithatë Mavraj për Nürnberger Nachrichten ka thënë se nuk është një antisemit.
Nga një postim i tillë i Mavrajt është distancuar klubi Guerter Furth përmes njoftimi zyrtar.