Gjilani para sfidës së madhe kundër Ballkanit

0
Gjigandi

Skuadra e Gjilanit po përgatitet për sfidën e madhe kundër Ballkanit, e cila do të luhet nesër në orët e pasdites (17.00) në stadiumin e Qytetit në Gjilan. 

Gjilani dhe Ballkani janë në garë të fortë për titull, si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër synojnë fitore. 
Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mazani, e ka të vetëdijshëm fuqinë e Ballkanit dhe kërkon kujdesin maksimal. 

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e di rëndësinë e fitores dhe do ta kërkojë me çdo kusht në Gjilan. Gjilani është në vend të dytë me 64 pikë, ka një më shumë se Ballkani që renditet i treti në klasifikim pas 31 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

“E gjithë vëmendja në duelin e ditës së mërkure kundër Ballkanit”, thuhet nga Gjilani. Edhe një fakt, nëse Gjilani apo Ballkani pësojnë humbje, i thonë lamtumirë titullit!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu