Maska ju lë pa oksigjen? Çfarë thonë ekspertët pas pretendimeve në rrjet për mbajtjen e tyre

0
Gjigandi

Pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale, për sa i përket përdorimit të maskës, kanë filluar të bëhen alarmante. Ndër to janë: Maskat mund të rrisin rrezikun e kapjes së COVID-19, ato shtypin sistemin imunitar, ato mund të shtojnë presionin në gjakun tuaj; maska mund t’ju lë pa oksigjen.

Sipas mediave të huaja, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.

Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të coronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.

“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk shkaktojnë në probleme shëndetësore.

RonaTyra

Një tjetër pretendim që qarkulloi në mediat sociale ishte se mbajtja e një maske mund t’ju infektojë me coronavirus. Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, thotë se kjo është e pakuptimtë.

“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni nëse veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu