Në një intervistë për emisonin “Mos i fol Shoferit” , këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj tregoi se i dashuri i saj Vitmar Basha ka qenë arsyeja që ajo ka humbur peshë. Këtë e ka zbuluar ndërsa Rudina i ka kujtuar kohët kur ajo pëlqente aktorin e hollivudit Brad Pitt-in.
Rudina Dembacaj: Çfarë të përbashkëtash kanë Vitmari dhe Bred Pitt-i, një gjë që ti e ke thënë më përpara: “Që po të më ngacmonte Brad Pitt, ndoshta do ja varja”. Ku ngjan Brad Pitti me Vitmarin?
Marsela Çibukaj: Më vjen keq për këtë Bredin, po shi ça ylli që kam o Zot, ça thua ti. Pse kot u dobësova unë, që ti vija pak nga mbrapa.
Rudina Dembacaj: Njëri është bjond me flokë të shkurtra dhe tjetri është brun me flokë të gjata, ku e kanë ngjashmërinë?
Marsela Çibukaj: S’ma ka lexuar sms, jo. Tani atij si ngelet hatri që kam kthyer mendjen, po të them të drejtën, i them mirupafshim.