Manastirliu citon mjekun e njohur: Sakrifica e vetme që kërkojmë nga ju është…

0
Gjigandi

Pas ditës së djeshme ku citoi mjekun Tritan Kalo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manatirliu ka publikuar një tjetër foto me thënie.

Këtë herë ajo ka postuar në Facebook-un zyrtar profesor Perlat Kapisyzi ku në thelb është sërish ideja e ruajtjes nga Covid-19 dhe përdorimi i maskës.

Bashkangjitur mesazhit të Kapisyzit, Manastirliu gjithashtu shkruan: “Vendose maskën Në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk e ruan dot distancën!

“Sakrifica që ju kërkohet sot është vendosja e maskës. Do doja me gjithë zemër që çdo qytetar ta bënte këtë sakrificë e të gëzonim për jetë të shpëtuara, numër rastesh të pakësuara, momente, ditë e javë më të lehta dhe të na rikthehej buzëqeshja dhe optimizmi për të nesërmen,” shprehet profesori.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu