Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.17, në Durrës ku një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6-vjeç.
Mësohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
NJOFTIMI I POLICISE DURRES:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.