Makina fluturon nga kangjellat dhe bie në oborrin e shtëpisë në Sarandë. Plagosen dy persona

0
Makina fluturon nga kangjellat dhe bie në oborrin e shtëpisë në Sarandë. Plagosen dy persona
Gjigandi

Sarandë- Aksident i frikshëm në Sarandë. Një makinë ka fluturuar nga kangjellat dhe ka ndalur para derës së shtëpisë së një familje.
Mësohet se makina ku po udhëtonin një djalë dhe një vajzë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në aksin Lëkurës-Kanali i Çukës.

Në video shihet momenti kur mjeti ‘fluturon’ në ajër, rrotullohet dhe përfundon në oborrin e një banese. Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Shkak për aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti, por edhe aksi është problematik.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu