Këngëtarja britanike, Lola Lennox, e ka ndarë me publikun këngën e re të saj, “Back At Wrong”.
Projekti i saj i ri është i bashkëprodhuar edhe nga nëna e saj, Annie Lennox nga Eurythmics.
Te “Back At Wrong” Lennox flet për një lidhje toksike, se si “pikërisht njerëzit që të lëndojnë më së shumti, e ke më së vështiri t’i heqësh nga mendja”.
“E kam shkruar ‘Back At Wrong’ për një lidhje e cila ishte jofunksionale, e dija që duhet ta përfundoja [lidhjen] por magjia e të qenit bashkë ishte shumë vështirë të thyhej”, ka thënë ajo.