Disa kafiteri në Vushtrri vazhdojnë që të mos reskeptojnë rekomandimet e IKSHP-së, që të ruhet distanca sociale.
Media e ka siguruar një fotografi të njërit prej lokaleve në këtë qytet, ku me qindra qytetarë qëndrojnë në lokal, pa përfillur asnjë nga rekomandimet e IKSHP-së.
Ndërkohë, ende nuk kemi parë asnjë reagim bga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Në profilin e tij, ai ka postime duke pritur e përcjellë ministra, por asnjë reagim për shkeljen e vendimeve të Qeverisë nga kafiteritë në këtë qytet.