Juventusi fiton titullin e nëntë rresht të Italisë

0
3
Gjigandi

Juventusi e ka siguruar titullin e nëntë rresht të Series A të Italisë, pas fitores 2:0 që e shënoi sonte në shtëpi ndaj Sampdorias.

Cristiano Ronaldo (45’) dhe Federico Bernardeschi (67’) i realizuan golat për Juventusin. Ronaldo në minutën e 89-të e humbi një penallti.

Dy xhiro pa përfunduar stinori Juventusi i ka 83 pikë, shtatë më tepër se Interi që zë vendin e dytë dhe tetë më tepër se Atalanta e Lazio që mbajnë pozitat tre e katër, kështu që nuk ka gjasa matematike të arrihet më.

Për Juventusin është titulli i 36-të i Italisë i fituar dhe i nënti rresht. Serinë e titujve rresht e ka nisur në edicionin 2011/12.

Sampdoria zë vendin e 15-të me 41 pikë dhe e ka siguruar mbijetesën në elitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu