Llumnica i reagon Munishit: Nuk është 25 maji data kur duhet ti paraqesim skuadrat për garat evropiane

0
Gjigandi

Gjatë ditës së sotme trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi kishte deklaruar se Federata e Futbollit të Kosovës, është e detyruar që më 25 maj ti bëjë të ditur tre skuadrat që do të marrin pjesë në garat evropiane të organizuar nga UEFA.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar kategorikisht, njohësi dhe analisti i mirënjohur i futbollit, Ardian Llumnic.

Llumnica nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se 25 maji nuk është data kur federatat duhet ti paraqesin skuadrat që i përfaqësojnë në garat evropiane, sipas tij 25 maji është data e fundit kur federatat duhet të konfirmojnë në UEFA se a do të vazhdojnë kampionatet e tyre nacionale.

Ja postimi i plotë i Llumnicës:

Sqarim

RonaTyra

25 Maji nuk eshte data kur Federatat duhet ti paraqesin skuadrat qe i perfaqësojn ne garat nderkombetare .
25 Maji eshte data e fundit kur Federatat duhet ta KONFIRMOJN ne UEFA se a do te vazhdojn me kampionatet e tyre nacionale apo do ti nderpresin ato .

Ndersa data e fundit kur nje kampionat nacional duhet te shpallt i perfunduar(i mbyllur) e qe rrjedhimisht duhet ti ketë te definuar ekipet e perfaqesimit ne gara nderkombetare eshte 20 korriku .

#BrendaKetyreFutjaniLapsin 🙋‍♂️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu