Listat e hapura, sebepi për të ndaluar koalicionet, Mërtiri: Rama kërkon të marrë 10 deputetë qyl në tavolinë

0
Gjigandi

Listat e hapura, sebepi për të ndaluar koalicionet, Mërtiri: Rama kërkon të marrë 10 deputetë qyl në tavolinë

 25/07/2020 – 20:00

Hapja e listave ka rritur temperaturat e debatit politik.

Sociologu, Ergys Mërtiri, gjykon se kryeministri Rama po e përdor si shkak për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, si shpresa e vetme që mund ti sigurojë mbijetesën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Me shembuj konkret, Mërtiri tregon sesi Kryesocialisti po tenton të marrë 10 deputetë qyl në tavolinë.

RonaTyra

Mërtiri:  Ndryshimet kushtetuese që kërkon të bëjë dhe transformimi i kodit elektoral duke përdorur listat e hapura si shkak për të penguar koalicionet është e vetmja mënyrë që Rama të mbajë shpresë te mbijetesa e tij në zgjedhje. Bëhet qesharak jo më kot në sytë e publikut, kërkon të fitojë diçka se është në humbje.Atij i duhet se s’bën që të eleminojë koalicionet. Që ta shpjegoj, sot kemi 12 qarqe dhe në çdo qark opozia e bashkuar arrin të këmbejë vota, kështu opozita mund të përfitojë nga një mandat për qark ndoshta. Është vërtetë për të vënë kunjën se Rama po kërkon të ndryshojë në mënyrë të njëashme Kushtetutën dhe kodin zgjedhor për të bërë ndryshime që i japin atij në tavolinë 10 deputetë qyl, falas.

Për Rtv Ora, Mërtiri thotë se kanalizimi i debatit të listave është për të shmangur vëmendjen nga thelbi i problemit.

Mërtiri: I gjithë debati për hapjen e listave është një debat kot.Qëllimi është te koalicionet, të dyja palët aty e kanë hallin. Rama do të përfitojë 10 deputetë qyl, ndërsa Basha kërkon ta pengojë Ramën nga ky akt.

Sa i takon propozimit të Ramës për hapjen e pjesshme të listave, Mërtiri thotë se vetëm lista të hapura nuk janë.

Mërtiri: Propozimi që bën Rama për hapjen e 2/3 të listave është nul, nuk sjell asgjë, as e hapur nuk është.Nëse në një zonë elektorale PS kap 40% të votave dhe në atë zonë mund të ketë 9 mandate në total.Po themi kap 4 mandate.3 i cakton Rama dhe vetëm 1 do të vijë nga vota e qytetarëve. Nëse Rama humbet zgjedhjet atëherë ai nuk do të nxjerrë dot as 1/4 e grupit të vetë parlamentar. E gjitha është një mashtrim.

E ndërsa seanca e të enjtes është afër dhe mazhoranca duket se i ka votat për të kaluar ndryshimet kushtetuese, Mërtiri thotë se miratimi i njëanshëm do të ishte një “grusht shteti”.

Mërtiri: Nuk e di çfarë do të ndodhë por nëse këto ndryshime kushtetuese do të kalojnë duke eleminuar koalicionet ky për mua është një “grusht shteti”, është një lajm alarmues për demokracinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu