Ditën e sotme u përfol se moderatorja Xhemi Shehu ka dhënë dorëheqjen e saj nga media ‘Top Channel’. Në këtë mënyrë programi i njohur i humorit ‘Portokalli’ mbetej pa një moderatore në krye mirëpo duket se zëvendësimi i bukuroshes është kryer në një kohë rekord dhe pa humbur shumë kohë.
Burimet bëjnë të ditur se sezonin e ardhshëm spektaklin e humorit, do ta drejtojë Eneda Tarifa.
Pas katër vitesh mungesë Tarifa rikthehet sërish në ekranin e “Top Channel” për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar “Portokallinë”.
Ndërkohë për largimin e Xhemit nga ekrani i Top Channel nuk është dhënë asnjë deklaratë si nga ana e moderatores e cila kishte 17 vite që punonte në atë media, apo dhe nga ana e këtyre të fundit.